07:25 / E Enjte, 07 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Abuzimi seksual me 16-vjeçaren në Drenas, mbahet protestë para Policisë

Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, sot do të mbahet protestë para Policisë së Kosovës.

Kjo protestë mbahet pas rastit të abuzimit seksual të një 16-vjeçareje nga Drenasi nga mësuesi i saj, më pas dhe nga polici hetues.

Edhe Koalicioni  i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dënon ashpër abuzimin seksual të nxënëses, të miturës nga Komuna e Drenasit, nga të dyshuarit dhe kërkon masat e menjëhershme ndaj tyre të cilët në bazë të obligimeve të tyre ligjore dhe etike, do të duhej të siguronin dhe ofronin mbrojtjen e fëmijëve.

Protesta fillon në ora 12;00 dhe mbahet para stacionit “Qendra” në Prishtinë.