75 Mall Live Search
12:37 / E Premte, 06 Gusht 2021 / OSH

Adea Badivuku triumfon në garën e New York, çmimi i parë i siguron performancën në “Carnegie Hall”

Adea Badivuku, pianistja shqiptare sapo ka fituar çmimin e parë në garën ndërkombëtare “Golden Classical Music Awards” në New York, shkruan KultPlus.

Çmimi i parë në këtë garë i ka dhuruar asaj mundësinë për të performuar në një nga sallat më prestigjioze në bote për artistët “CARNEGIE HALL”.

Badivuku është shprehur se ajo e konsideron këtë mundësi si një privilegj të vërtetë për të si pianiste. Ndërkaq, ajo shpreson se do të përfaqësoj Kosovën më së miri pikërisht në sallën e famshme të New Yorkut.

Adea Badivuku është studente e nivelit të dokoratures në ‘University of Nevada’ në Amerikë.