15:49 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Adele harron ndarjen, shfaqet me të dashur të ri

Ditë më parë u raportua se Adele i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me Simon Konecki.

Por, duket se Adele tashmë e ka lënë para krahëve divorcin duke krijuar një lidhje të re.

Një burim i afërt me të ka pohuar për “People” lidhjen e re të këngëtares, duke shtuar se ajo tashmë e ka pranuar divorcin, madje ajo është parë duke u puthur me të dashurin e ri në New York.

Kujtojmë që ylli i muzikës dhe ish bashkëshorti i saj Konecki janë prindër të një djali 6-vjeçar, Anxhelo./Indeksonline/