16:48 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Adelina Emini uron motrën, ish-deputeten kosovare për ditëlindje

Këngëtaret shpesh tregojnë se janë shumë të ndjeshme karshi personave të tyre të zemrës, veçmas kur bëhet fjalë për datat e rëndësishme.

Edhe këngëtarja kosovare, Adelina Emini përmes një shkrimi në llogarinë e saj Facebook, ka uruar motrën e saj, ish-deputeten Njomza Eminin, në ditën e lindjes së saj, shkruan Indeksonline.

Madje Adelina ka zgjedhur fjalët më të mira që vetëm një motër, di t’i thur:

Ky është urimi i saj për motrën:

“Motrat jane engjej qe na ngrejne ne ne kembe, kur kraheve tane nuk iu kujtohet se si te fluturojme.” Kam privilegjin te te kem engjellin tim moter dhe nga zemra te te falenderoj per pranine tende ne jeten time. Gezuar Ditelindjen Njomza e shtrenjte e motres. Te uroj edhe 100 vite, e begatuar ne cdo aspekt dhe te plakemi bashke duke kujtuar nje jete familjare te mbushur me kujtime te nje jete plot vlera. Gezuar Loqke! Motra jote, Adelina”./Indeksonline/