23:27 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Adelina Emini premton baladë emocionuese

Adelina Emini është në përgatitje të një këngë të re.

Këngëtarja që nuk është shumë aktive me këngë, por që s’harron asnjëherë fansat e saj, shpejtë do t’u sjellë atyre projekt të ri muzikor, shkruan Indeksonline.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë së saj Facebook.


Kënga i përket zhanrit baladë, ndërsa është punuar nga Darko Dimitrov. Ndërsa vargjet i ka shkruar Lindon Berisha. Për anën vizuale sakaq është përkujdesur Pinkmoon.

Ndryshe Adelina ka treguar gjithashtu se kjo baladë do të jetë me plot emocion./Indekonline/