08:11 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Adelina Tahiri, ia shpreh hapur dashurinë burrit të saj

Adelina Tahiri në të shumtën e rasteve ka marrë një varg kritikash për shkak të lidhjes së saj me Serjoza Markovin, me prejardhje maqedonase, shkruan Indeksonline.

Me gjithë kritikat, që ka marrë ajo nuk heziton të shfaqet vazhdimisht e lumtur në krahët e burrit të saj me të cilin tashmë kanë një djalë.

Adelina së fundmi është parë në një festë familjare të familjes Markov, ku shihet mjaft e lumtur, madje nuk heziton t’ia shpreh hapur dashurinë atij duke e puthur.

Këto pamje i ka publikuar vetë këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram. /Indeksonline/