23:20 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Adelina Tahiri nuk zhgënjen, plot stil e shije në paraqitjen e fundit

Këngëtarja nga Shkupi, Adelina Tahiri ka kohë që është pasivizuar sa i përket projekteve të reja muzikore.

Para pak muajsh ajo u rikthye pas një pauze të gjatë me dy projekte të reja në muzikë, shkruan Indeksonline.

Ajo pasi u bë nënë për herë të parë, e la anash muzikën duke u përkushtuar më shumë ndaj familjes dhe angazhimeve në biznes.

Sa i përket paraqitjeve të saj, ajo vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e fansave me paraqitjet që bën.

Njejtë ka bërë edhe së fundmi , ku me paraqitjen e saj reflekton stil dhe shije në të veshur dhe një formë të mirë fizike. /Indeksonline/