14:47 / E Diele, 24 Mars 2019

Adelina Tahiri vjen tërheqëse me grim të thjeshtë!

Adelina Tahiri ka kohë që është tërhequr nga skena e muzikës, por ajo iu qëndron afër adhuruesve me imazhe të ndryshme.

Këngëtarja bionde ka postuar një fotografi të re në ‘Instagram’ ku ndryshe nga herët e tjera ajo ka ardhur më e thjeshtë dhe me grim të lehtë, shkruan Indeksonline.

Të vendosura një palë syze dielli Adelina dukej në formë të mirë dhe plotë shkëlqim.

Ndryshe, Adelina kohë më parë është bërë nënë e një djali nga martesa me avokatin maqedonas, Serzhoja Makrov./Indeksonline/