Ademi dhe Duka mbështesin bashkë dhe publikisht Çeferinin
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka së fundi i dha përkrahje Aleksandar Çeferinit për të rikandiduar për postin e presidentit të UEFA-së.
Një ditë pas këtij vendimi, edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vendosur të përkrahë sllovenin edhe për një mandat.
Këtë e bëri të ditur vetë Ademi, në një postim në faqen e tij në “Facebook”.
“Bashkë me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së dhe zv/Presidentin e UEFA-s në përkrahje të Aleksandër Çeferinit edhe për një mandat tjetër në krye të UEFA-s. Vendimi për mbështetjen e Çeferinit u mor në nivel federatash, në takimin e përbashkët për strategjinë e futbollit kombëtar”, u shpreh Ademi./IndeksOnline/

