15:38 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ademi i qëndron besnik Dinamos së Zagrebit

Kapiteni i Dinamos së Zagrebit, mesfushori Arijan Ademi edhe zyrtarisht ka vendosur të qëndroj tek Dinamo e Zagrebit.

Përkundër interesimit të madh të skuadrës franceze, Lille, ai ka nënshkruar edhe kontratën e re, e cila me Dinamon e mban të lidhur për pesë vjetët e ardhshme.

“Jam shumë i kënaqur për kontratën e re dhe kjo tregon për dashurinë ndërmjet meje dhe klubit. Nuk kam dyshuar për asnjë moment. Dinamo ka qenë përkrah meje kur e kam pasur më së vështiri. Dua që përsëri të luajmë në Ligën e Kampionëve, dua që me këtë skuadër të fitoj edhe trofe tjerë. Ndihem shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Ademi.

“Synimet? Ka shumë!  Duam të lëmë gjurmë edhe në Evropë, që nuk e kemi bërë deri tani. Thjesht, Dinamo më ka munguar shumë dhe shpresoj që së paku diçka t’i kthej edhe unë. E dua këtë skuadër”, ka thënë Ademi.