20:12 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ademi konfirmon sulmin ndaj tifozëve kosovarë, lavdëron policinë çeke

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka konfirmuar sulmin e tifozëve çekë ndaj atyre kosovarë.

Ademi në një intervistë ekskluzive për SuperSport Kosova direkt nga stadiumi “Dossan Arena”, është shprehur se ka pasur një incident por është izoluar dhe se vëmendja e Kosovës është vetëm në fushë.

“Ka pas një tentim, sinqerisht i shoh si provokime nga grupet tjera, mund të ketë edhe serbë këtu, por ajo gjendje ka kaluar. Ai ka qenë incident i izoluar, policia e Çekisë ka qenë shume korrekte, neve na intereson më shumë fusha”, ka thënë Ademi.

Tashmë, kanë mbetur më pak se një orë para fillimit të ndeshjes e vlefshme e grupit A.

Çekia zë vendin e dytë me 12 pikë, kurse Kosova renditet në vendin e tretë me 11 sosh.Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45.