20:56 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Ademi nuk ndalet, asiston edhe në golin e fitores kundër Wolfsberger

Ademi fantastik sonte me Dinamo Zagrebin, dhuroi dy asistet të bukura
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Wolfsberger dhe Dinamo Zagrebit, duel ky në kuadër të rundit të katër të fazës së grupeve në Evropa Ligë.

Dinamo shënoi fitore me rezultatin përfundimtar në 0:3, falë golave të Majer, Petkovic dhe Ivanusec, ndërsa punë të madhe kreu edhe mesfushori kosovar, Arijan Ademi.

Ademi i ndihmoi skuadrës së tij me dy asistime në golin e dytë dhe tretë.

Gjithashtu pjesë e këtij takimi nga minuta e parë në radhët e Dinamos ishte edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastrati, i cili u paraqit mjaft mirë./IndeksOnline/