75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 04 Korrik 2025 / G T

Ademi takohet me Muriqin dhe ish-at e Kosovës: Djemtë që ndihmojnë në ndërtimin e së ardhmes…!

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar sot në zyrat e tij me Vedat Muriqin, Hekuran Kryeziun, Samir Ujkanin dhe Anel Rashkaj.

Kjo katërshe luajtën së bashku me Kombëtaren e Kosvoës dhe tani vetëm Muriqi është aktiv, shkruan Indeksonline

Ademi thotë se pikërisht këta dardanë janë duke kontribuar në ndërtimin e së ardhmes sonë.

“Pata kënaqësinë t’i presë yjet e futbollit tonë Samir Ujkanin, Anel Rashkajn, Hekuran Kryeziun dhe Vedat Muriqin. Të gjithë kanë dhënë shumë për fanellën e Kosovës në fushën e gjelbër, e tani edhe jashtë saj”, shkruhet në postimin e Ademit.