10:51 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ademi uron presidentët e Federatës së Italisë dhe Luksemburgut

Federata e Futbollit të Italisë u bë dje me president të ri.

Pas largimit të Tevecchios, FIGC ka emëruar Gabriel Gravinan në postin e presidentit pas marrjes së shumicës së votave në Asamble.

Dhe për këtë, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka uruar Gravinan për postin e ri, transmeton IndeksOnline.

Image result for Gabriel Gravina

”I nderuari dhe i dashuri z. Gabriel Gravina!”

”Me rastin e zgjedhjes suaj në postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Italisë, ju lutem pranoni urimet e mija më të sinqerta dhe përzemërta”.

”Jam thellësisht i bindur se nën drejtimin e juaj, Federata e Futbollit e Italisë do të ecë përpara në zhvillimin e futbollit jo vetëm italian por edhe atij evropian e botëror”.

”Shfrytëzoj nga rasti që të ju ftojë për bashkëpunim të ndërsjellë në të gjitha fushat, duke konsideruar se bashkëpunimi me Ju, do të na shërbejë shumë ne ecjen përpara të Federatës tonë dhe zhvillimit të futbollit në Kosovë”.

”Duke ju dëshiruar shëndet e suksese, ju ftoj që në një kohë të përshtatshme për Ju, ta vizitoni Federatën e Futbollit dhe Kosovën një vend shumë futbolldashës”, shkroi Ademi.

Gjithashtu edhe Federata e Futbollit të Luksemburgut është bërë me president të ri – Federta e ka emëruar Paul Philipp në këtë post.

Përveç Gravinas, Ademi e ka uruar edhe Philipp për postin e ri.

Image result for Paul Philipp

”I dashuri, z. Paul Philipp”.

”Kam kënaqësinë që në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të komunitetit të futbollit në Kosovë, t’ju përcjellë urimet e mia më të sinqerta për besimin e marrë në Kongresin e 100-të të Federatës së Futbollit të Luksemburgut për një mandat të ri 4-vjeçar”.

”Si president i FFK-së jam i gatshëm dhe i hapur për bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet dy federatave tona me qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të lojës magjike të futbollit në dy vendet tona, që për nga territori janë të vogla, por që tashmë kanë filluar të lënë gjurmë në futbollin evropian”.

”Duke ju uruar punë të mbarë në detyrën tuaj pres që të shihemi sa më parë. Me respekt dhe dashamirësi”, shtoi Ademi./IndeksOnline/

Temat: