15:28 / E Enjte, 04 Mars 2021 / AR

Adoleshenti australian vdes nga pickimi i kandilit të detit, rasti i fundit u shënua në vitin 2006

Një adoleshent australian është bërë personi i parë që vdes nga pickimi i kandilit të detit në 15 vjet, transmeton Indeksonline.

17-vjeçari vdiq pak më shumë se një javë pasi ai u thumbua ndërsa notonte pranë Bamaga, Cape York, në majën veriore të Australisë, sipas Policisë së Queensland.

Independent raporton se adoleshenti u intubua në vendngjarje më 22 shkurt, para se të dërgohej në Spitalin Townsville. Policia tha se një raport mbi vdekjen e tij është duke u përgatitur nga mjeku ligjor.

Ky është fataliteti i parë i regjistruar nga kandili i detit që nga viti 2006.

Helmi i krijesës përmban toksina që sulmojnë zemrën, sistemin nervor dhe lëkurën.

Thumba e tyre është aq e dhimbshme sa që notarët kanë vdekur para se të mbërrinin në breg.

Biologu detar, Dr Lisa-ann Gershwhin, tha se kandili i detit “bllokon zemrën”, që do të thotë se CPR dhe defibriluesit nuk ndihmojnë për të parandaluar vdekjen./Indeksonline/