16:27 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Adoleshenti i Hamburgut po shkëlqen në Bundesligë, por nuk i lejohet të luaj pas orës 8

17-vjeçari, i cili ngjan në lojë e tij me Harry  Kane, është përshkruar si një “super talent” dhe është thirrur në ekipin e parë të Hamburgut. Vetëm pesë ndeshje në Bundesligë dhe Jan-Fiete Arp ka shënuar dy herë dhe tashmë është duke siguruar vendin e tij në formacionin bazë.

Por Arp është ende vetëm një minoren dhe sipas legjislacionit gjerman minorenët nuk mund të punojnë pas orës 8 të darkës. Kështu atij i duhet më parë të sigurojë leje nga prindërit e tij dhe një autorizim nga pushteti lokal. Gjithsesi Arp mbush 18 vjeç në 6 janar, kështu që problem ende janë dhe vetëm 3 ndeshjet e rradhës të Hamburgut.