Trump e pranon se ndërhyu te FIFA për t’i hequr kartonin e kuq Balogunit
Heqja e suspendimit të Folarin Balogunit mori vëmendje të madhe.
Ai do të jetë prezent në ndeshjen ndaj Belgjikës, e cila ndodhi për herë të parë në histori të këtij turne.
Flitej edhe për ndërhyrje të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në këtë vendim në të cilin ai e pranoi në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.
“E pashë lojën dhe jam një person që i do sportet… nuk ishte faull. Nuk ishte as shkelje… ky arbitër, i cili është paksa i dyshimtë nëse ia kontrollon të kaluarën. Ai bëri një vendim që askush nuk mund ta besonte… ai është lojtari ynë më i mirë, ose një nga lojtarët tanë më të mirë. Dhe i dha një karton të kuq. Nuk e dija çfarë do të thoshte kjo… po, kërkova një rishikim nga FIFA”, deklaroi Trump.
SHBA-Belgjikë, do të luhet në orën 02:00 pas mesnatës./IndeksOnline/

