14:29 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / AR

Adoleshenti vret ish-të dashurën në një udhëtim pas diplomimit të tyre

Një adoleshent dyshohet se ka vrarë ish-të dashurën e tij në një udhëtim pas diplomimit.

Blake Linkous akuzohet për vrasjen e Natalie Martin, 18 vjeç, ndërsa ajo po qëndronte me miqtë një hotel në Myrtle Beach, Karolina e Jugut. Linkous dyshohet se sulmoi Natalie më 6 qershor dhe ai u arrestua më 8 qershor.

Natalie u gjet e vdekur në dhomën e saj të hotelit dhe sipas një raporti të Departamenti i Hetimeve Kriminale, thuhet se janë zbuluar rrethana të dyshimta. Të dy adoleshentët ishin diplomuar në shkollën e mesme Philo në Duncan Falls, Ohio më 26 maj.

Linkous tani po mbahet në Qendrën e Paraburgimit J. Reuben Long, pasi ai u arrestua nga Policia e Qarkut Horry.

“Blake William Linkous vrau Natalie Martin duke e mbytur me dorë”, thuhet në raportin e incidentit.

Miku i Natalie, Brooklyn Ferrell, hapi një GoFundMe për shpenzimet e funeralit, ku deri më tani janë mbledhur 31,000 dollarë.