11:17 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Adoleshentja, që s’mund të krijojë kujtime të reja

Një adoleshente mendon se çdo ditë është data 11 qershor, për shkak të një dëmtimi në tru. Mjekët janë të shqetësuar për rastin e 16-vjeçares Riley Horner, kujtesa e së cilës “riprogramohet” çdo dy orë.

Ajo thotë se amnezia e saj e ka tmerruar për faktin se nuk mund të krijojë më kujtime të reja.

Riley shprehet për kanalin WQAD: “Njerëzit nuk e kuptojnë. Është si një film… Unë nuk do ta kujtoj këtë (intervistën) në darkë. E di që është e vështirë për prindërit, po aq sa është edhe për mua”.

Gjimnazistja humbi kujtesën e saj gjatë një performance kërcimi para shkollës më 11 qershor, pasi një student e goditi aksidentalisht në kokë.