14:21 / E Hënë, 14 Janar 2019 / indeksADMonline

Adoleshentja vetaksidentohet ndërsa përpiqej të bëjë sfidën ‘Bird Box’

Një shofere adoleshent ka shpëtuar me fat pas përplasjes menjë tjetër makinë, ndërsa ngiste me një kapelë mbi sytë e saj si pjesë e sfidës Bird Box.

17-vjeçarja thuhet se po përpiqej të rikrijojë ngjarjet e filmit Netflix, ku personazhet janë me sy të lidhur në mënyrë që të shpëtojnë nga një apokalips misterioz që është shkaktuar nga qeniet mbinatyrore, shkruan radio Urban FM.

Por përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme nga Netflix për të mos marrë pjesë në këtë çmenduri, videot në internet kanë treguar se njerëzit nuk po ndaleshin dhe po përpiqen të ndërmarrin detyra të ndryshme me sy të lidhur – në shkallë të ndryshme rreziku.

Në incidentin më të fundit, vajza ishte duke i jepur makinës me sytë mbyllur në Utah – përpara se të godiste një makinë tjetër.