22:12 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Adoloshenjta fajëson nënën për 111 kilogramët e saj

Një 18 vjeçare angleze duket se ka problem me peshën e saj. Mirëpo sipas saj duket se problem i saj për këtë peshë është e ëma e saj e cila i kishte dhënë para për të blerë ushqime të thata.

Ellie fajësoi nënës e saj Paula gjatë një shfaqje të “It’s Your Fault I’m Fat”, me justifikimin se ishte ajo që e kishte shtyrë drejt obezitetit duke i dhënë asaj para për të blerë ushqim.

Ndër të tjera Ellie kishte thënë që është faji yt që unë kam këtë peshë pasi që ti më ke dhënë para dhe nuk ke qenë e rreptë me mua. Ajo thotë që dëshiron të humb peshë por këtë nuk mund ta bëjë edhe pa ndihmën e nënës.

Kjo situatë duket se ka qenë mjaftë e rëndë edhe për nënën e Ellie, e cila ndër të tjera i tha që ka pesë punë dhe e ka tejet të vështirë të kujdeset për fëmijët prandaj edhe i jep para.

Në fund nëna e Ellie, Paula pranoi përgjegjësinë duke i thënë që ka qenë e butë me të dhe më nuk do të jetë.

Kujtojmë se prindërit e Ellie ishin ndarë kur kjo e fundit ishte vetëm 12 vjeçare dhe duket se edhe divorci i prindërve ka ndikuar në obezitetin e vajzës./Indeksonline/