12:24 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Një adoloshent përballet me një sëmundje misterioze, i ka mushkëritë si të një 70- vjeçari

Atleti 18- vjeçar pasi kishte përdorur cigare elektronike për një vit e gjysëm, tani sipas mjekëve ai ka mushkëri të ngjashme me ato të një 70- vjeçari.

Kjo sëmundje misterioze sipas mjekëve është e lidhur me përdorimin e cigareve elektronike, transmeton Indeksonline.

Qendrat e SHBA-së për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve po hetojnë 450 raste të sëmundjeve të mushkërive lidhur me përdorimin e cigareve elektronike.

Zyrtarët shëndetësorë kanë konfirmuar gjithashtu gjashtë vdekje, në Kaliforni, Illinois, Indiana, Minesota, Oregon dhe Kansa, ndërsa një burrë tjetër në Juta u vendos në gjendje kome./Indeksonline/.