16:19 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Adresimi publik i Thaçit shtyhet për nesër

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pritej që sonte t’i drejtohej qytetarëve të Kosovës nga zyra e tij.

Por ky paralajmërim ka ndryshuar. Nga Zyra e Presidentit Thaçi kanë njoftuar se adresimi i tij shtyhet për nesër në ora 20:00, raporton Indeksonline.

Thaçi pritet që të deklarohet lidhur me aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit Special./Indeksonline/