10:49 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Adrian: Do të garoj me Alissonin për t’u bërë portieri kryesor në klub

Portieri i Liverpoolit, Adrian, beson se mund të garojë me Alisson Beckerin, për t’u bërë portieri kryesor në klub.

Pavarësisht që u transferua në klub si zëvendësim i Simon Mignoletit, Adriani nuk po e sheh veten si portieri i dytë te “Reds”-i.

Spanjolli ka thënë se e di nivelin e brazilianit dhe çfarë ka arritur në sezonin e kaluar, por kjo nuk do të jetë problem për të, transmeton Indeksonline.

“Erdha këtu për të bërë më të mirën, do të luftoj me Alin dhe kjo garë do të na përmirësoj. E di që bëri shumë mirë sezonin e kaluar, ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm në fushë dhe me Kombëtarën e Brazilit fituan Kupën e Amerikës. E di që është sfidë e madhe për mua, por nuk do të jetë problem”, deklaroi ai.

Sot Liverpooli, do të këtë një ndeshje të vështirë ndaj Arsenalit për Carabao up./Indeksonline/