11:20 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Adriana Lima mahnitëse në ‘Javën e Modës’ në Paris (Foto)

Aty ku janë sfiltat më të mëdha të modës, nuk ka se si të mungojë supermodelja braziliane, Adriana Lima.

Brunja atraktive ka marrë pjesë në Javën e Modës në Paris ku ka defiluar për markën ‘Miu Miu.


Me një palë pantallona të shkurtër, ajo shfaq bukurinë e saj dhe duket mjaftë joshëse.


Ndryshe 37 vjeçarja po e shijon tej mase edhe lidhjen me shkrimtarin e njohur turk, Metin Hara./Indeksonline/