22:10 / E Martë, 16 Mars 2021 / C E

Adriano – “dygolëshi” jashtë fushës i Perandorit po çmend internetin

Adriano duket se po frekuenton dy gra njëkohësisht. Lajmi është dhënë nga gazeta Extra.

Pernadori duket se është i përfshirë në një trekëndësh dashurie që po e çon përpara prej disa kohësh.

Lajmi ka filluar të qarkullojë në orët e fundit dhe po bën xhiron e internetit.

Sipas shtypit brazilian, Adriano po takohet njëkohësisht me dy ish-të dashurat e tij.

Ish-ylli i Inter-it, sipas Extra, ka një lidhje me Micaela Mesquita, ish-e dashura e tij në 2015-ën, dhe me modelen Victoria Moreira, që është bërë pjesë e jetës së tij nga 2019-ta.

Sipas burimeve braziliane, Adriano po e çon përpara këtë prej rreth 3 muajsh.