19:22 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Adriano Galliani infektohet me Covid-19

Drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galliani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

AC Monza ka njoftuar përmes uebfaqes zyrtare të klubit se Drejtori sportiv i klubit, Adriano Galliani ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Monza ka konfirmuar se Galliani nuk ka shfaqur simptoma dhe ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit. Galliani është duke iu nënshtruar të gjitha rregullave anti-COVID-19 në fuqi dhe ka hyrë në vet izolim.