09:51 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Adriano rikthehet në kampin zikaltër, motivon skuadrën për tu rikthyer në maja

Adriano rikthehet të vizitoi skuadrën zikaltër dhe takoi e bisedoi me trajnerin Spalletti dhe kapitenin Icardi. Sulmuesi brazilian në fund foli edhe për mediat e pranishme duke thënë:

“Ruaj kujtimet më të bukura për tifozët, njerëzit dhe popullin këtu. E kam thënë gjithmonë që kjo është shtëpia ime e dytë, ndaj jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam shumë i emocionuar edhe për pritjen që më bënë tifozët. Ata e dinë çfarë njeriu jam, ndaj i falënderoj për gjithë mbështetjen ndaj meje, që nuk do ta harroj gjithë jetën”, tha Adriano.

Më pas ish sulmuesi i Interit ndërsa tha se skuadra duhet të rikthehet patjetër në Champions këtë sezon.

“Ishte hera e parë që takohesha me Icardin dhe folëm nga pak për çdo gjë. Kur të vij herën tjetër, do të flasim më gjatë. Ai është një sulmues shumë i fortë, por edhe i përgjegjshëm. Ne sulmuesit kemi përgjegjësi për të shënuar dhe për t’i dhënë fitoren skuadrës, por Mauro ka dyfish përgjegjësi, pasi është edhe kapiten i Interit. Atij dhe Spallettit u kam kërkuar të bëjnë të pamundurën për ta rikthyer Interin në Champions”, u shpreh Adriano.