75 Mall Live Search
17:16 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Adriatik Kelmendi: Nuk po iu besoj syve e veshëve rreth iniciativës për Specialen

Gazetari dhe publicisti Adriatik Kelmendi ka komentuar rreth raportimeve se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në fillim të javës që vjen.

Derisa arsyeja e thirrjes së seancës, sipas burimeve të Indeksonline është rrëzimi i Gjykatës Speciale.

“Nese është dashur te mos behet Gjykata, eshte dashur te votohet kunder ne Kuvend heren e pare”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Nuk po iu besoj syve e vesheve!

Nese eshte e vertete qe tash pernjehere ka iniciative per zhberjen e Gjykates Speciale – kjo seriozisht e tregon se ne nuk po e dime cka eshte shteti, ende pa e rrumbullakesuar procesin e shtetesise.

Nese eshte dashur te mos behet Gjykata, eshte dashur te votohet kunder ne Kuvend heren e pare.

Tash, eshte vone per gjithcka…

Por, si duket, kurre nuk qenka vone per te deshmuar se sa joseriozisht e trajtojme fatin e Kosoves dhe marredheniet e saj me aleatet perendimore.

E kane sose mos te na e lene te na kaloje asnje dite pa nje zhgenjim te madh!

Pas raportimit të Indeksonline, reagon Delawie: E tmerrshme ideja për Specialen

Ekskluzive: Mblidhen nënshkrimet e deputetëve për rrëzimin e Gjykatës Speciale!