13:41 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

Adriatik Selimi, kosovari që po kërkon majat e boksit botëror

Boksierët nga Kosova gjithmonë kanë qenë me emër në arenën ndërkombëtare.

Njëri nga ta që synon majat e boksit botëror është edhe Adriatik Selimi, boksieri nga Bresana e komunës së Dragashit.

25 vjeçari ka korrur shumë suksese si boksier amator dhe tashmë ka një fitore që në debutim në ndeshjet si profesionist.

Synimi i tij është që një ditë të luftoj për titull bote, andaj edhe po punon maksimalisht për të arritur qëllimi.

Më poshtë është intervista e realizuar me Adriatikun nga Arena Ring.

Pyetja: Nga cila moshë keni filluar të merreni me sport  dhe kush janë trajnerët e tu ?

Selimi: Nga mosha 12 vjeçare kam filluar me aktivitete sportive dhe kështu e zgjodha boksin, më shumë  shkaku i peshës se tepërt që kisha. Kështu u regjistrova tek klubi “Reing Frei” ku trajner ishte Zelko Vojnovic me te cilin ushtroj edhe sot.

Pyetja: Pas sa muajve stërvitje u futët në ring?

Selimi: Trajneri e pa talentin tim qysh nga fillimi dhe pas disa sparingjeve që pata, ai vendosi që pas 6 muajve të më fut në ring në një ndeshje zyrtare. Ishte interesante sepse gjate gjithë natës nuk kam mundur të flejë, sepse kisha emocione të tepruara por edhe frikë se si do paraqitem. Kështu kur erdhi koha të futem në ring, dua tua zbuloj se nga kabina deri tek ringu e humba fuçinë time pasi kundërshtari ishte shumë kualitet por edhe me përvojë, po ja që në fund isha unë ai i cili erdhi deri tek triumfi dhe kështu i gëzova të gjithë.

Pyetja: Na thuaj diçka për fillimin e karrierës suaj?

Selimi: Karriera ime në fillim ishte e vështire sepse qysh ne fillim jam stërvitur ne nivel te lart me boksier profesional.

Pyetja: Sa është I zhvilluar ky sport në vendin ku jeton?

Selimi: Nuk është i zhvilluar shume.

Pyetja: Sukseset e juaja ?

Selimi: Përveç sukseseve në boksin amator unë ne boksin profesionist e kam një duel dhe një fitore me KO.

Pyetja: Planet e juaja për të ardhmen?

Selimi: Pres që në fund të këtij viti të paraqitem serish në ring, mirëpo ende kundërshtari im nuk është caktuar. Synimi im, apo ëndrra ime është që një dit të luftoj për titull bote.

Pyetja: Familja si e ka pranuar këtë sport dhe sa keni mbështetje?

Selimi: Mbështetjen më të madhe e kam nga prindi im i cili edhe më ka financuar dhe vazhdon te me mbështes, ndërsa nena nuk ka dëshirë te merrem me boks.

Pyetja: Sa keni bashkëpunime me sportistët tjerë në Kosove – Shqipëri dhe jashtë saj?

Selimi: Kam kontakte me boksierët shqiptar, veçanërisht jam mik i mirë me Arlind Sylejmani dhe Sefer Seferin.

Pyetja: Ndjenja jote me e mire nga ky sport dhe me e keqja ?

Selimi: Ndjenja e mire është kur fitoj, kurse ndihem keq kur lëndohet boksieri kundërshtar.