08:50 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Adrola Dushi pozon e lumtur pranë prindërve të saj

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi njihet për bukurinë e saj natyrale, e cila i ka mundësuar asaj të jetë një nga modelet më atraktive shqiptare, shkruan Indeksonline.

Ajo në vitin 2012 u zgjodh ‘Miss Universe Albania’ duke fituar kurorën e më të bukurës.

Adrola ka prejardhje nga Rrësheni i Shqipërisë, dhe tani ajo jeton mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi ku shihet e lumtur në krah të prindërve të saj.

“Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kurorën time.” : Ka shkruar ajo në postimin e saj. /Indeksonline/