09:23 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aeroplanët e mbushur me mërgimtarë, Viti i Ri nuk ka kuptim pa ta

Viti i Ri jo vetëm që sjellë ngrohtësi e gëzim në familjet tonë, por bashkë me këtë festë në vendin tonë vijnë edhe mërgimtarët.

Ata përherë e kanë e dëshmuar që e duan atdheun e tyre më shumë se çdo gjë tjetër dhe duan të ndajnë me të afërmit e tyre momentet më të rëndësishme për ta.

Madje, edhe sot pikërisht në ditën e ndërrimit të moteve, fluks i madh i mërgimtarëve tashmë janë nisur të mbërritur në tokën e tyre, shkruan Indeksonline.

Këtë e dëshmon edhe kjo fotografi e postuar nga menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtarë në Prishtinë, Driton Hyseni.

“Foto e përcjellë këtë mëngjes nga mergimtarët tanë që janë nisur nga Gjeneva të presin ndërrimin e moteve në Atdhe.

Për pak minuta ata do jenë të mirëpritur në Aeroportin :Adem Jashari”!”, ka shkruar Hyseni./Indeksonline/