14:15 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Avioni bën ulje emergjente, shkak se një nga pasagjerët kishte tymosur marijuanë

Një aeroplan u detyrua të aterojë për shkak të një emergjence të shkaktuar nga një ndezje e një cigare me marijuanë nga njëri prej pasagjerëve.

Incidenti ndodhi në bordin e një fluturimi American Airlines nga Pheonix për në Minneapolis. Pasagjerët nuk janë informuar për arsyen specifike. Piloti thjesht tha që duhej të ateronin në Denver për shkak të “një çështje sigurie”.

Personi qe ndezi marijuanën e bëri në banjot e aeroplanit kurse pasi avioni ateroi policia erdhi në bord për ta arrestuar personin i cili edhe goditi një pasagjer tjetër./Indeksonline/.