16:01 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aeroplani humb drejtimin, përfundon në oqean

Një avion u përplas dhe u ul në oqean rreth malit të vogël të ishullit paqësor të Mikronezisë.

Mrekullisht, të gjithë 47 pasagjerët dhe ekuipazhi mbijetuan pasi piloti humbi pistën në ishullin e Weno, në veri-perëndim të Papua Guinesë së Re.

Aeroplani humbi drejtimin gjatë uljes dhe përfundoi rreth 160 metra larg pistës, në ujë rreth orës 09:30 të kohës lokale, transmeton Indeksonline.

Pasagjerët arritën të iknin nga aeroplani me disa anije të vogla, të cilat ndihmuan permes operacionit të shpëtimit.

Aeroplani ‘Air Niugini’ po udhëtonte midis dy aeroporteve të Mikronezisë të Pohnpei dhe Chuuk, ku ai duhej të ndalonte përpara se të vazhdonte rrugën drejt kryeqytetit Papuan, Port Moresby.

Disa anëtarë të ekuipazhit dhe pasagjerët në bord janë dërguar në spitalin lokal për trajtim dhe janë duke u nënshtruar kontrolleve, megjithatë nuk ka pasur raportime për lëndime serioze deri tani.

Nuk është saktësisht e qartë se çfarë ka shkaktuar rrëzimin, por Komisioni i Hetimeve Papua New Guinean po përgatit një ekip për të gjetur shkakun dhe për të kryer një hetim të plotë të vendit të rrëzimit.

Videoja e mediave sociale ka treguar se vendasit po përpiqen të ndihmojnë në largimin e udhëtarëve nga avioni në anije të vogla.