22:39 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Aeroplani me 143 pasagjerë rrëzohet në një lumë në SHBA

Një aeroplan Boeing 737 është rrëzuar në një lumë në Florida të SHBA-së.

Aeroplani me 143 pasagjerë po përpiqej të ateronte në një bazë të Jacksonville.

Mirëpo, rrëshqiti duke rënë në një lumë, shkruan ‘Euro news’, transmeton Indeksonline.

Sipas autoriteteve, 25 persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë dërguar në spital për të marrë shërbime mjekësore.

Cheryl Bormann, i cili ishte një pasagjer në aeroplan, i tha CNN-së se avioni bëri një “ulje vërtetë të vështirë” në Jacksonville, mes rrufesë.

Shkaqet e këtij aksidenti janë duke u hetuar./Indeksonline/