08:26 / E Diele, 14 Prill 2019

Aeroplani më i madh në botë prek qiellin për herë të parë

Gjatë ditës së Shtunë për herë të parë, aeroplani më i madh në botë fluturoi.

Pesha e këtij aeroplani është 226 ton. Ndërsa krahët e tij shtrihen 117 metra, transmeton Indeksonline.

Aeroplani është dizajnuar për të dërguar raketa në orbitë nga ajri. Fluturimi i tij zgjati vetëm pak orë.

Në këtë fluturim nuk pati një lëshim rakete por kompania tashmë ka një konsumator të quajtur Northrop Grumman i cili do të përdorë avionin e Stratolaunch për të dërguar raketat Pegasus XL në hapësirë.

Fluturimi i djeshëm erdhi tre muaj pasi Stratolaunch shkurtoi 50 vende pune dhe anuloi përpjekjet për të ndërtuar raketat vetjake.

Fillimisht kompania kishte në plane të ndërtonte një suitë të tërë raketash përfshirë një avion hapësinore. Ndryshimi i planeve mësohet të ketë ardhur pas ndarjes nga jeta të bashkëthemeluesit të Microsoft Paul Allen i cili startoi Stratolaunch në 2011.

Për të ndërtuar këtë avion janë bërë me dhjetëra testime në vitet e fundit.