11:12 / E Martë, 25 Janar 2022 / OSH

Aeroporti i Stambollit vazhdon të jetë i mbyllur për shkak të borës

Aeroporti i Stambollit ka ndaluar të gjitha fluturimet të martën deri në orën 13:00 për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet, raporton Anadoly Agency, transmeton IndeksOnline.

“Për shkak të kushteve të këqija të motit të vazhdueshëm, nuk do të ketë ulje-ngritje avionësh në pistat e Aeroportit të Stambollit dhe mbyllja është shtyrë deri në orën 13:00 më 25 janar”, tha kreu i Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve të Turqisë, Huseyin Keskin, në Twitter.

Mega aeroporti u mbyll për fluturime deri në orën 4 të mëngjesit me orën të martën pasi reshjet e mëdha të borës goditën Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë. Të hënën u mbyllën qendrat tregtare dhe u ndërpre trafiku./IndeksOnline/