10:26 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Afaristët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, shpalosin problemet e shumta me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit

Oda e Afarizmit të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës të enjten me afaristët e Mitrovicës dhe Vushtrrisë në kuadër të eventit “Kafja e mëngjesit”, i cili po organizohet në të gjitha qytetet e Kosovës.


Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës hapi fjalimin duke rikujtuar edhe një herë rekomandimet që i ka bërë Oda… për Qeverinë e re e cila pritet të formohet. Ai ka përmendur kërkesat për ndryshimin e disa prej udhëzimeve administrative që po dëmtojnë bizneset, të miratuara nga
Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ai ka thënë se disa nga ligjet që duhet ndryshuar për të cilat Oda ka ardhur në përfundim se janë të dëmshme për bizneset në Kosovë janë: Ligji për miniera dhe minerale, Ligji i punës, Ligji për pushimin e lehonisë, Ligji mbi TVSH-në, Ligji për falimentim dhe disa ligje të tjera. Gjithashtu, Krasniqi ka rekomanduar që të krijohet Ligji për tregti të brendshme, të funksionalizohet Ligji për investime strategjike me ç’rast do të krijoheshin oferta për bizneset.


Prodhuesi i betonit në Mitrovicë, Mustafë Fazliu ka thënë se të gjitha pikat e lart përmendura janë më se të qëlluara e me theks të veçantë ka përkrahur kërkesën e OAK-së për të krijuar Ligjin për tregti të brendshme në Kosovë. Po ashtu ai ka thënë se bizneset duhet të jenë të
përfaqësuara më denjësisht në institucione, si në komunë ashtu edhe në Parlament.

Ndërkaq, kultivuesja e shpezëve Qefsere Kadriu është shprehur e pakënaqur me pamundësinë për të eksportuar mish jashtë Kosovës. Sipas saj Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës duhet ta bëjë inspektimin në mënyrë të duhur se a po vaksinohen kafshët në Kosovë apo jo.


Ajo ka shprehur pesimizmin e saj për ndryshim të gjendjes për të mirë në Kosovë, siç tha ajo shkaku i nivelit të lartë të korrupsionit dhe nepotizmit në vend.


Anëtari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Hysni Zogaj, përmendi lobimin e fuqishëm dhe përkrahjen e madhe që po e bën Oda… për bizneset në Kosovë.

Por, ai bëri thirrje që bizneset të jenë më të zëshme dhe të shprehin më shumë vullnet për ta ndryshuar gjendjen.
E Hatixhe Ibrahimi nga “Agro Koshtova” tha se duhet që femrave t’u jepet më shumë përkrahje në biznes.
Më tej, Erdall Zasella nga “Royal Group” tha se bizneseve në Mitrovicë nuk duhet t’u ndalohet për të punuar edhe të dielën ngase në këtë mënyrë bizneset vetëm po dëmtohen.

Sipas tij, ky ligj që ndalon punën e bizneseve të dielën duhet ndryshuar dhe të bëhet ashtu siç është në vendet e Oda e Afarizmit të Kosovës.

Bashkimit Evropian. Po ashtu ai ka përmendur edhe kërkesën e Kryetarit të Komunës në Mitrovicë Agim Bahtiri që të paguhet për njëherë taksa komunale e cila u hoq dikur nga vet ai.

Ndryshe pjesëmarrës në këtë takim ishin Zenel Kamberi nga Loni Dekor, Erdall Zazella nga Royal Group, Hatixhe Brahimi Agro Koshtova, Qefsere Kadriu – kultivuese e shpezeve dhe thellenzave, Visar Sadiku nga Dardania, Malsor Sadiku nga Malsori Commerce, Mustafe Fazliu prodhues i elementeve te betonit, Muamer Qerkezi nga Extra Color dhe Mensur Nuredini po ashtu Extra Color.

Ndërkaq Oda e Afarizmit të Kosovës u përfaqësua nga kryetari Skënder Krasniqi, sekretari Diamant Elshani, koordinatorja Qëndresa Ibrahimi, anëtari i Bordit Hysni Zogaj dhe zyrtarët Mirjeta Shala e Astrit Halili.