16:14 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Afati i janarit, “merkato” e shqiptareve

Afati kalimtar i janarit ka qenë shumë i frytshëm edhe për futbollistët shqiptar, shkruan IndeksOnline.

Një prej lëvizjeve më befasuese, ishte transferimi i Milot Rashicës te gjiganti gjerman, Werder Bremen.

Po ashtu, edhe transferimi i Armando Sadikut te ekipi i njohur në Spanjë, Levante.

Më poshtë i keni të gjitha transferimet e futbollistëve shqiptar:

Milot Rashica në Werder Bremen, Armando Sadiku në Levantes, Alban Meha në Al Faisaly, Florent Hasani në Diosgyori V.T.K, Admir Mehmedi në Wolfsburg,  Naser Aliji në Virtus Entella, Vedat Muriqi në Caykur Rizespor dhe Donis Avdijaj në Roda./IndeksOnline/