08:20 / E Martë, 09 Mars 2021 / AR

Afër 10 mijë raste aktive me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 587 raste me Covid-19 teksa numri i rasteve aktive ka shkuar në 9.782, shkruan Indeksonline.

Po ashtu janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Ndërsa janë shëruar edhe 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste.