20:04 / E Hënë, 03 Maj 2021 / AR

Afër 60 mijë persona vdiqën në Kosovë që nga viti 2015

Që nga viti 2015 e deri në muajin mars të vitit 2021, në Kosovë vdiqën 59.860 persona.

Kështu u bë e ditur nga publikimi i Buletinit tremujor për tremujorin e parë të vitit 2021, nga Agjencia e Statistikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.

Vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti në Kosovë humbën jetën 3.531 persona.

Ndërsa viti i kaluar, 2020, u shoqërua me humbje jete të shumta. Sipas këtyre të dhënave, del se 11.108 njerëz vdiqën.

Kurse në vitin 2019 vdiqën 9.552 persona, në 2018 vdiqën 8.866 persona, në 2017 vdiqën 8.738 persona, në 2016 vdiqën 9.226 persona dhe në vitin 2015 vdiqën 8.839 persona./Indeksonline/