15:41 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Afër marrëveshja, Mkhitaryan në “Emirates” – Sanchez në “Old Trafford” (Foto)

Sky Sport raporton se marrëveshja mes Arsenalit dhe Manchester Unitedit është afër.

Futbollisti i “Djajve të Kuq”, Henrik Mkhytarian shumë lehtë mund të përfundoj në “Emirates”, kurse Alexis Sanchez në “Old Trafford”.

Madje ky shkëmbim nuk do të sjellë përfitime nga asnjëra skuadër.

Kujtojmë se për Sanchezin janë në garë edhe dy klubet tjera angleze, Chelsea dhe Manchester City./IndeksOnline/