Portieri i talentuar Lenars Namani bën hapin e madh, nënshkruan me Trepçën ’89
Portieri i talentuar, Lenars Namani, ka bërë hapin më të madh në karrierë.
18-vjeçari është transferuar te skuadra e Trepçës ’89, shkruan IndeksOnline.
Namani ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Gjatë sezonit të ardhshëm, Lenarsi do të jetë pjesë e ekipit të parë, ndërsa njëkohësisht do të ketë mundësinë të mbrojë portën e ekipit U19.
Para se të transferohej te Trepça ’89, Lenars Namani ishte pjesë e skuadrës së 2 Korrikut./IndeksOnline/

