“Afër teje”, publikohet kënga e re nga Sefë Duraj
Këngëtari Sefë Duraj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Afër teje”, duke e shoqëruar me një videoklip të realizuar në bregdet.
Kënga sjell një atmosferë romantike, ndërsa pamjet e klipit, të xhiruara pranë detit, i japin projektit një dimension veror, shkruan Indeksonline.
Për tekstin dhe muzikën është kujdesur Arben Beha, ndërsa kënga është prodhim i MProduction.
“Afër teje” është tashmë i disponueshëm për publikun në platformat muzikore, ndërsa fansat kanë nisur ta mirëpresin projektin më të ri të Sefë Durajt, i cili vazhdon të sjellë krijime të reja për adhuruesit e muzikës së tij./Indeksonline/

