75 Mall Live Search
18:40 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / AR

Remzie Osmani shfaqet nga jahti luksoz, ndan mesazh domethënës

Këngëtarja e njohur Remzie Osmani ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga pushimet e saj, ku shfaqet duke shijuar një ditë relaksi në një jaht luksoz.

E buzëqeshur dhe me një pamje elegante, artistja ka zgjedhur ta shoqërojë postimin me një mesazh domethënës, shkruan Indeksonline.

“Çdo rrugë të mëson diçka që nuk ta mëson asnjë libër”, ka shkruar, duke lënë të kuptohet se përvojat e jetës janë mësimet më të vlefshme.

Postimi është pritur me reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar si paraqitjen e këngëtares, ashtu edhe mesazhin frymëzues që ajo ka ndarë me ta./Indeksonline/