14:08 / E Premte, 27 Janar 2023 / L K

Afishe që shpallin të vdekura kauzat e Kurtit, VV-ja hedh akuza për vjedhje të idesë

Gjatë ditës së sotme janë vendosur disa afishe të cilat i shpallin si të vdekura kauzat e kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo, zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje në llogarinë e tij në Facebook, i ka akuzuar për vjedhje të idesë ata ose ato që i kanë vendosur këto afishe.

“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna”.

“Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të ‘Zajednicës’”.

“Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të ‘Zajednicës’”.