10:49 / E Enjte, 14 Janar 2021 / A K

Afrika siguron 270 milionë doza të vaksinës kundër Coronavirusit

Bashkimi Afrikan ka bërë të ditur se ka siguruar 270 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit për të gjithë kontinentin, nga 600 milionë sa ishin premtuar.

Presidenti i Afrikës Jugore, Cyril Ramaphosa tha se ekzistonte frika se dozat që do të vinin përmes Covax do të ishin të mjaftueshme për të vaksinuar vetëm një të pestën e popullatës në tërë vendin, shkruan BBC.

Pavarësisht se numri i të infektuarve dhe i të vdekurve nga virusi është jo shumë i lartë në të gjithë Afrikën, rastet janë duke u rritur në disa zona.

Ndërkohë, një variant i ri i Covid-19 në Afrikën Jugore ka ngritur alarmin duke bërë kështu që ai të shkaktojë shumicën e rasteve të reja.