11:21 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Afrim Kqiku, qytetar nderi i Gjilanit

Popujt e mëdhenj nga gjiri i tyre gjithmonë kanë nxjerrë personalitete të mëdha e të lavdishme, të cilët me kontributin e tyre të gjithanshëm e të vazhdueshëm në shërbim të Atdheut e Kombit të tyre, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, për çka populli e gjeneratat që do të vijnë, përgjithmonë do të ju jenë mirënjohës!

Populli e kombi ynë shqiptar në mesin e tij e ka njërin prej bijëve të saj të famshëm, fotografistin legjendar jo vetëm të Gjilanit e të anamoravës, por të Kosovës dhe të gjithë shqiptarisë, të madhin dhe të papërsëritshmin, pronarin moral e shpirtëror, material e njerëzor të studios prestigjioze FOTO FARI, të nderuarin Afrim Kqiku!

Afrim Kqiku, është personalitet, të cilin, në momentin që e zen në gojë dhe fillon të flasësh e të mendosh për Të, të del para syve një histori e tërë heroike dhe lavdimadhe e një populli, që për shekuj e dekada ka luftuar për liri e çlirim, pavarësi e prosperim kombëtar e politik, tokësor e ekonomik.

Afrim Kqiku është vetë jeta e qytetarit shqiptar gjilanas, anamoravas, karadakas e kosovar!

Afrim Kqiku, është emblema e fotografisë shqiptare jo vetem në Gjilan!

Nëpër duart e tij dhe të objektivit të aparatit të tijë fotografik, është pasqyruar tërë realiteti i hidhur pushtues i Serbisë mbi shqiptarët jo vetëm në Gjilan por edhe me gjerë.

Kur të përmendet ky personalitet e kjo figurë e madhe të dalin para syve si një shirit gjigand ngjarje të vazhdueshme të së kaluarës së faktuar me foto e foto…

Afrim Kqiku është kryepersonazhi qendror, i pakapërcyeshem dhe i paarritshëm për plasimin e fotografisë si argument dhe realitet, përmes të cilit dëshmohet katërciperisht, se një foto është më shumë se sa 1000 fjale!

Afrim Kqiku, është dhe mbetet pika e vetme referuese, përmes të cilit deshifrohet çdo eveniment madhor dhe e kaluar e pashlyeshme në Gjilan dhe me gjerë!

Nuk ka e nuk do të ketë qytetar gjilanas dhe me gjerë, që kur të permendet fotografia, e të mos i shkojë me shpejtësi mendja te e famshmja Foto Fari dhe te Afrim Kqiku!