17:10 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Afro 15 familje rrezikohen të mbesin të ngujuar në shtëpi, ura afër rrëzimit në Obiliq

Afro 15 familje në fshatin Grabovc i Epërm në komunën e Obiliqit rrezikohen të mbesin të bllokuar për shkak se ura që e përdorin për qarkullim të lëvizjes është gati duke u rrëzuar, shkruan IndeksOnline.

Në një video që kanë dërguar lexuesit në adresë tonë shihet se ura mbi lumin “Drenica” në Grabovc është gati duke u ndarë në dysh.

Si pasojë e reshjeve të borës është rritur edhe niveli i lumit në këtë pjesë.

Videoja tregon se ura në Grabovc të Epërm është dëmtuar në mes dhe është afër shembjes së tërë.

Banorët janë shprehur të shqetësuar me këtë pasi thanë se kjo është rruga e vetme që përdorin për qarkullim./IndeksOnline/