09:46 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Afro 50 mijë persona të testuar në Kosovë për koronavirus

13 marsi ishte fillimi i pandemisë në Kosovë, ku u shënuan dy rastet e para në vend.

Që nga ajo ditë e deri më tani në Kosovë janë infektuar 12 mijë e 337 persona, transmeton Indeksonline.

IKShPK nga 13 marsi e deri më tani ka testuar 46 mijë e 907 persona.

Fatkeqësisht, betejën me koronavirus e kanë humbur 457 persona në Kosovë. /Indeksonline/